Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit shqiptar Armando Broja mund të jetë Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë, pritet që gjatë kësaj vere të largohet përfundimisht nga Chelsea.
Klubi italian, Napoli sipas menaxherit të FIFA-s, Sergio Mexi është duke menduar për Brojën.
Napolitanët janë duke menduar për pasuesin e Osimhen, i cili duket së do të largohet nga “Diego Maradona” gjatë kësaj vere.
“Napoli nuk është kundër shitjes së Osimhen, por në fillim mendon të sigurojë pasuesin. Ju them se për momentin ka dy emra. Bëhet fjalë për Brojën e Chelseas dhe Lukakun”, ka thënë Mexi.

Broja kërkohet edhe nga gjiganti tjetër italian, AC Milan, derisa ai po monitorohet edhe nga disa klube të Premier Leagues.



