Kampionati gjerman premton një tjetër edicion fenomenal, edhe në sezonin e ri. Pas mrekullisë së pak muajve më parë, Bayer Leverkusen do të kërkojë të ruajë fronin e kampionit, duke sfiduar gjigantët e Bundesligës.
Për 34 javë, 18 skuadrat më të mira në Gjermani do garojnë mes tyre për arritjen e objektivave. Rivaliteti do të jetë maksimal, ashtu siç Bundesliga na ka mësuar.
Granit Xhaka do sfidojë dhe një herë tjetër disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit, me qëllimin për të përsëritur magjinë e një sezoni më parë, kur për 34 javë ai dhe “Aspirinat” nuk pësuan asnjë humbje. Pa dyshim nuk do të jetë e lehtë përballë rekordmenëve bavarezë, apo një skuadre me traditë si Borussia Dortmund.

E sigurt është se nga 23 gushti e deri në javën e fundit, rivaliteti do të jetë maksimal, ashtu sikurse dhe emocionet e një sezoni që do të jetë i çmendur.



