Një burrë nga Klina ka njoftuar policinë se që nga data 2 mars, bashkëshortja e tij bashkë me dy vajzat kanë shkuar te familja e saj në Tiranë por nuk janë kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar./AutoPortali/



