Bytyqi largohet nga CSKA Sofia, e konfirmon klubi
B

Bytyqi largohet nga CSKA Sofia, e konfirmon klubi

 

Klubi bullgar CSKA Sofia FC ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me futbollistin anësor të Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi të publikuar në faqet zyrtare, ku bëhet e ditur se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

“Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së. Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e CSKA Sofia.

Bytyqi u bashkua me klubin bullgar gjatë sezonit të kaluar dhe gjatë kohës së tij me fanellën e kuqe ka zhvilluar 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola.

CSKA Sofia e ka falënderuar lojtarin për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës:

TË FUNDIT