Cal Crutchlow kërkon protokoll moti në MotoGP
C

Cal Crutchlow kërkon protokoll moti në MotoGP

Cal Crutchlow ka kërkuar që MotoGP të vendosë një protokoll të posaçëm për kushtet ekstreme të motit, pasi gara për Çmimin e Madhe të Çekisë u zhvillua në temperatura shumë të larta, me mbi 30°C në ajër dhe më shumë se 55°C në asfalt.

Crutchlow e cilësoi atë si një nga garat më të nxehta të karrierës së tij dhe sugjeroi që MotoGP të ndjekë shembullin e Formula 1, e cila ka protokolle të veçanta për nxehtësinë dhe shiun ekstrem.

Edhe kampioni aktual Marc Marquez mbështeti këtë ide, duke theksuar se pritjet e gjata para nisjes së garës i vështirësojnë edhe më shumë kushtet për pilotët. Crutchlow shtoi se mungesa e unitetit mes pilotëve e bën të vështirë marrjen e vendimeve të përbashkëta për sigurinë.

TË FUNDIT