Cana del kundër FSHF-së
C

Cana del kundër FSHF-së

Lorik Cana është pozicionuar kundër iniciativës për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian të 21-vjeçarëve në vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ish-kapiteni i Kombëtares, imazh i fortë i kuqezinjve për shumë e shumë vite, komentoi për herë të parë dhe ekskluzivisht për Tring Sport debatin e fortë që ka krijuar në opinionin publik kandidatura e përbashkët e FSHF me Federatën Serbe të Futbollit për të organizuar një event të tillë kaq të rëndësishëm.

Për Canën, ky nuk është momenti i duhur, pasi së pari duhet të kalohen disa procese të normalizimit të marrëdhenieve mes dy  popujve.

“Më duket e nxituar. Pa u kaluar disa procese të normalizimit të marrëdhënieve është shumë e vështirë të ketë organizime të përbashkëta pavarësisht qëllimeve të mira që ka Federata. Për momenti nuk më duket hapi i duhur”, u shpreh Lorik Cana për Tring Sport.

TË FUNDIT