Capital T “udhëheq” kuqezinjtë në Kampionatin Evropian
C

Capital T “udhëheq” kuqezinjtë në Kampionatin Evropian

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që rrugëtimi i Kombëtares në EURO 2024 ka ndiqet nga një kolonë zanore.

Për këtë arsye, i ka besuar reperit kosovar Capital T krijimin e këngës që do të shoqërojë kuqezinjtë në muajt në vijim.

Capital T, emri i të cilit është Trim Ademi, njihet prej shumë vitet në skenën muzikore shqiptare.

Lidhja e tij me futbollin është e dyfishtë, jo vetëm si tifoz, pasi babai i tij është Agim Ademi, presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës.

NJOFTIMI

Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e EURO 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik dhe të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

TË FUNDIT