Carvajal nuk e mendon pensionimin
C

Carvajal nuk e mendon pensionimin

Mbrojtësi i Real Madridit dhe i Spanjës, Dani Carvajal është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin e “Los Blancos”.

Në një intervistë për “The Athletic”, mbrojtësi spanjoll ka folur rreth pensionimit të tij dhe kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ai tha se nuk e konsideron pensionimin nga futbolli si zgjedhje të tij.

“Unë e kam kontratë deri në verën e ardhshme. Nuk jam duke e konsideruar pensionimin si zgjedhje për momentin. Kam folur me familjen time dhe dëshiroj ta shijoj çdo ndeshje dhe çdo stërvitje. Me kalimin e viteve, e kupton se duhet t’i japësh më shumë vlerë çdo momenti dhe ta shijosh atë”, ka thënë Carvajal.

Tutje ai ka folur edhe për një kontratë të re të mundshme me Realin.

“Marrëdhënia ime me klubin është shumë transparante dhe e pastër. Nëse të dy palët pajtohemi për të vazhduar, unë shpresoj të qëndroj edhe për disa vite tjera”, tha ndër të tjera Carvajal.

Fituesi i Euro 2024 me Spanjën është pjesë aktive e Realit që nga viti 2013.

TË FUNDIT