Në prag të sfidës së sotme në finalen e Superkupës së Evropës, mes Real Madridit dhe Atalantas, ka folur për mediat edhe mbrojtësi i “Los Blancos”, Dani Carvajal.
“Atalanta? Ne e përballojmë sfidën me shumë entuziazëm. Fillimi i edicionit me një titull të jep besim“, u shpreh mbrojtësi i Real Madridit.
Më tej, Dani Carvajal, në një mesazh për mediat, pak orë para finales, foli edhe për bashkëlojtarin e tij të ri në skuadër, sulmuesin francez Kylian Mbappe, ardhur nga PSG.
“Në të kaluarën kam vuajtur shumë kundër tij, pasi është një sulmues i jashtëzakonshëm. Por tani është me ne dhe ai do të na ndihmojë shumë të fitojmë”, tha Carvajal.



