Marc Marquez publikoi një foto pa bluzë ku tregoi hapur gjendjen e rënduar të shpatullës së djathtë, e cila ka kaluar shtatë operacione në gjashtë vitet e fundit.
Piloti i Ducati-t më parë kishte shmangur të fliste për problemet fizike, duke refuzuar t’i përdorte si justifikim për rezultatet e tij. Por pas garës në Silverstone, ku pati vështirësi të mëdha, Marquez pranoi se krahu i djathtë e kufizon ndjeshëm.
Kirurgu i tij, Samuel Antuña, tha se krahu ka ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar, pasi operacioni i fundit u krye vetëm tre muaj më parë.
Pavarësisht kufizimeve, Marquez mbetet i fokusuar te objektivi i tij për të fituar titullin e 10-të botëror. Fotoja duket se është pjesë e një qasjeje të re: të jetë transparent për gjendjen e tij dhe t’u tregojë edhe rivalëve se me çfarë vështirësish po garon.



