Chantra nuk është gati për rikthim, Honda merr vendimin
C

Chantra nuk është gati për rikthim, Honda merr vendimin

Piloti i LCR Honda, Somkiat Chantra, do të mungojë në garat e ardhshme në Austri dhe Hungari, pas pushimit veror në kampionatin MotoGP.

Tajlandezi është jashtë aksionit që nga fillimi i korrikut, kur pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë.

Chantra u rrëzua gjatë stërvitjes pas garës në Assen dhe pësoi dëmtim në ligamentin kolateral lateral të gjurit të djathtë, për shkak të së cilit u operua. Që atëherë ka munguar në garat në “Sachsenring” dhe në Brno.

Edhe pse atëherë ishte e qartë se shanset për rikthimin e Chantras menjëherë pas pushimit veror ishin të vogla, LCR e tërhoqi atë nga Gara e Madhe e Austrisë vetëm të mërkurën e kësaj jave. Sipas rregullave të kampionatit MotoGP, kjo do të thotë që skuadra italiane nuk ka nevojë të regjistrojë zëvendësim për të në “Red Bull Ring”, por duhet të sigurojë zëvendësues për garën në Hungari javën tjetër. Tajlandezi do të zëvendësohet në kthimin e Garës së Madhe të Hungarisë në kalendar për herë të parë që nga viti 1992 nga piloti testues i Hondas, Aleix Espargaro.

MotoGP Rider Somkiat Chantra Interview | Honda.Racing

Spanjolli u tërhoq vitin e kaluar, por këtë sezon ka garuar në dy gara,  me ftesë speciale në Jerez dhe në Garën e Madhe të Britanisë si zëvendësues i pilotit të dëmtuar Luca Marini.

Në garën në vendin e tij, Espargaro u rendit i 17-ti, ndërsa në “Silverstone” nuk arriti të përfundojë në klasifikim.

TË FUNDIT