Chelsea dhe City në garë për transferimin e Xavi Simons
C

Chelsea dhe City në garë për transferimin e Xavi Simons

Manchester City ka kontaktuar përfaqësuesit e Xavi Simons në përpjekje për të rrëmbyer mesfushorin e talentuar nga RB Leipzig, i cili ishte shumë pranë transferimit te Chelsea.

Klubi londinez kishte arritur një marrëveshje të mundshme me gjermanët në vlerë rreth 60 milionë funte dhe kishte marrë miratimin e lojtarit për transferim.

Megjithatë, sipas gazetarit Sacha Tavolieri, City tashmë e sheh Simons si zëvendësuesin ideal për Savinhon, i cili është në shënjestrën e Tottenhamit, transmeton AutoPortali.

Spurs kanë paraqitur një ofertë prej 50 milionë euro për brazilianin dhe largimi i tij do të hapte rrugën për afrimin e holandezit në Etihad.

22-vjeçari është i hapur për largim nga Leipzig, veçanërisht për shkak të mungesës së klubit në garat evropiane.

Në sezonin e kaluar, Simons realizoi 10 gola dhe dhuroi 7 asistime në 25 paraqitje në Bundesligë.

Megjithatë, interesi i Manchester Cityt ndërlikohet nga kuota e lojtarëve jo vendas. Pep Guardiola tashmë ka arritur kufirin e lejuar prej 17 lojtarësh të tillë, përjashtuar ata nën 21 vjeç.

Largimi i pritshëm i portierit Stefan Ortega mund të lirojë një vend, ndërsa edhe Jack Grealish dhe James McAtee janë pranë një largimi, çka mund ta lehtësojë transferimin e Simons.

TË FUNDIT