Chelsea po kërkon të forcojë portën dhe ka vënë në shënjestër portierin e Barcelonës, Marc-André ter Stegen.
Klubi londinez synon të shtojë përvojë dhe autoritet në këtë repart, duke e parë gjermanin si zgjidhjen ideale për stabilitetin mes shtyllave.
Në Barcelonë, pozita e Ter Stegen është vënë së fundmi në pikëpyetje, pas blerjes së 24-vjeçarit Joan Garcia për 25 milionë euro.
Kjo ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga “Camp Nou”.
Përveç Ter Stegen, Chelsea po vlerëson edhe portierin e Milanit, Mike Maignan, si alternativë afatgjatë. Ndërkohë, një huazim i mundshëm për Ter Stegen mund të realizohet që në merkaton e janarit. /AutoPortali



