Cleveland vazhdon të dominojë këtë sezon në NBA, duke shënuar fitoren e 12-të radhazi (ende asnjë humbje). Cavaliers fituan 119-113 në fushën e Chicago, ku protagonist ishte Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve.
Fitoi edhe San Antonio, që mundi 116-96 Sacramenton, ndeshje në të cilën Victor Wembayama realizoi 34 pikë e 14 kërcime për Spurs.
Një triumf në sekondat e fundit për Brooklyn, që mundi 107-105 New Orleans si mysafire (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Skuadra e Oklahomas rikthehet te fitorja, duke mundur 134-128 Clippers dhe udhëheq në Perëndim. Alexander Shai me 45 pikë ishte lider për Oklahomën. Ekipi i Houston, falë 27 pikëve e 17 kërcime të Sengun, mundi 107-92 Washingtonin.
Rezultatet:
Chicago – Cleveland 113-119
Houston – Washington 107-92
New Orleans – Brooklyn 105-107
Oklahoma – Clippers 134-128
San Antonio – Sacramento 116-96



