Cleveland vijon marshimin e saj në NBA këtë sezon, duke korrur fitgoren e 13-të radhazi në po kaq takime të zhvilluara. Cavaliers fituan së fundi 114-106 në fushën e Philadelphia, ku dyshja Garland-Mitchell realizoi 48 pikë se bashku.
Pas kohës shtesë triumfoi Milwaukee, që mundi 127-210 Detroitin, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 59 pikë e 14 kërcime.
Fitore shënoi edhe Boston, që mundi në udhëtim 139-114 Brooklyn, falë 36 pikëve të Jayson Tatum.
Moment të mirë po kalon edhe Lakers, që mposhti 128-123 Memphis. LeBron James magjik me një “triple double” (35 pikë, 12 kërcime, 14 asistime).
Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 106-88 ndaj New Orleans, ku u dallua Williams me 31 pikë)
Rezultatet:
Orlando – Indiana 94-90
Brooklyn – Boston 114-139
New York – Chicago 123-124
Oklahoma – New Orleans 106-88
Philadelphia – Cleveland 106-114
Houston – Clippers 111-103
Milwaukee – Detroit 127-120
San Antonio – Washington 139-130
Lakers – Memphis 128-123
Portland – Minnesota 106-98
Sacramento – Phoenix 127-104



