“Çmenduria” e tifozëve të Barcelonës për ta blerë Nico Williams

“Çmenduria” e tifozëve të Barcelonës për ta blerë Nico Williams

Tifozët e Barcelonës kanë nisur një iniciativë interesante në TikTok, ku po përdorin funksionin e ‘dhurimeve’ për të kontribuar në mënyrë simbolike në blerjen e Nico Williams, sulmuesit të Athletic Bilbaos që luajti me Spanjën në Kampionatin Evropian.

Nën videot e publikuara në kanalin zyrtar të klubit, shfaqeshin donacione të shumta, ku komentet e përdoruesve specifikonin se fondet janë të destinuara për blerjen e lojtarit.

Tifozët “Blaugrana” ëndërrojnë të shohin Williams përkrah Lamine Yamal dhe, duke pasur parasysh situatën delikate ekonomike të klubit, tifozët kanë gjetur këtë metodë krijuese për të realizuar ëndrrën e tyre.

TË FUNDIT