Diogo Costa ishte më i merituari që Portugalia u kualifikua në çerekfinale, pasi e eliminoi Slloveninë. Fituesi u përcaktua pas gjuajtjes së penalltive, gjatë të cilave padyshim që heroi i luzitanëve ishte portieri, Diogo Costa.
Ky i fundit i priti të tre penalltitë e goditura nga sllovenët. Gardiani që aktivizohet me Porton, është shndërruar në të vetmin portier në historinë e Evropianëve që ka mundur të presë tre penallti radhazi.
Costa, kaloi italianin Francesco Toldo që në Evropianin e vitit 2000, priti po tre penallti ndaj Holandës në gjysmëfinale, por me diferencën se njërën prej tyre e priti në kohë të rregullt dhe dy të tjera në serinë e penalltive.

Ndërsa, Costa nuk e pati shansin për të thyer rekordin e portierin rumun, Helmuth Duckadam që në finalen e Kupës së Kampionëve të vitit 1986 me Steauan e Bukureshtit, priti katër goditje radhazi të lojtarëve të Barcelonës.



