Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, i ka bërë flokët të kuqe.
Kjo erdhi për shkak të një premtimi që e bëri Cucu para finales së Euros 2024.
Ishte gruaja e tij ajo që e zbuloi premtimin e mbrojtësit të Chelseas, që nëse triumfon në Euro 2024 do t’i bënte flokët të kuqe.

Sot, në rrjetet sociale Cucurella ka publikuar foto ku shihet me flokët e tij të kuqe.
Kujtojmë se mbrojtësi spanjoll është në pushime dhe pas disa ditësh do të rikthehet te Chelsea.



