“Cvileni 2026”, gara që përcakton renditjen përfundimtare
“

“Cvileni 2026”, gara që përcakton renditjen përfundimtare

Pas Grashticës, Kullës, Krujës, Brezovicës e Molikës, Kampionati i Kosovës për disiplinën malore mbyllet në këtë fundjavë me garën që mbahet në shtegun e Cvilenit.

Kjo është hera e parë që mbahet garë në këtë zyrtare në këtë shteg, që do të thotë është i panjohur për garuesit tanë, por njëkohësisht edhe sfidë që duhet provuar.

Përveç kësaj, rëndësi edhe më shumë kësaj gare i shton fakti që përcakton renditjen përfundimtare në plasmanin e përgjithshëm dhe në klasat përkatëse.

Pra, janë dy arsye që do t’i shtyjnë pjesëmarrësit të japin maksimumin e tyre, ndërsa dashamirët e kësaj disipline të jenë të pranishëm në numër sa më të madh.

Klubi organizator, AK Prizreni D&G, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK), tashmë i kanë bërë përgatitjet e duhura për një garë sa më të mirë.

TË FUNDIT