Cyrih, qindra pasagjerë në pritje pas anulimit të fluturimeve
C

Cyrih, qindra pasagjerë në pritje pas anulimit të fluturimeve

Në një rast të rrallë në Zvicër, disa nga stafi tokësor në aeroportin e Cyrihut hynë në grevë të premten pasdite, duke ndikuar në shumë fluturime.

Punonjësit e ofruesit të shërbimeve tokësore Airlines Assistance Switzerland AG (AAS) filluan grevën industriale në orën 14:00 të premten, transmeton albinfo.ch.

Kjo rezultoi në anulimin e 17 fluturimeve, sipas raportimeve të medias:

Gjashtë fluturime të Eurowings

  • 15:40 për në Dyseldorf
  • 15:55 për në Hamburg
  • 19:15 për në Dyseldorf
  • 20:15 për në Berlin
  • 20:30 për në Këln, Bon

Tre fluturime Chair

  • 15:15 për në Rodos
  • 16:55 për në Shkup
  • 17:15 për në Pristinë

Dy fluturime të Air Serbia

  • 15:10 për në Beograd
  • 20:40 për në Beograd

Një ose dy fluturimet e GP Aviation

  • 13:40 për në Pristinë
  • 20:30 për në Pristinë
  • Një fluturim i Pegasus
  • 16:00 për në Stamboll

Një fluturim i LOT Polish Airlines

  • 19:55 për në Varshavë
  • Një fluturim i Air Cairo
  • 20:05 për në Hurghada

Një fluturim i Air Montenegro

19:50 për në Podgoricë

Pse po bëjnë grevë punëtorët?

220 punonjësit e AAS në terren po protestojnë kundër shkurtimeve masive të vendeve të punës në kompaninë e tyre, në pronësi të një korporate gjermane, shkruan thelocal.

Kohët e fundit ata humbën një nga klientët e tyre kryesorë dhe një nga licencat e tyre të operimit është gati të skadojë. /AutoPortali

TË FUNDIT