Daku e nis në mënyrë të shkëlqyeshme
D

Daku e nis në mënyrë të shkëlqyeshme

Ishte padyshim një nisje e rrufeshme. Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë sezon të Premier Ligës ruse, pasi në ndeshjen e parë të sezonit, me Rubin Kazan ka fituar 4-2, ndaj Pari NN, ku ishte padyshim protagonist.

“Bomberi” nga Gjilani shënoi në minutën e 5-të, për të barazuar shifrat në 1-1 dhe në minutën e 36-të asistoi Alexandr Zotov, duke kompletuar përmbysjen e skuadrës së tij, brenda pjesës të parë të lojës.

Protagonist ishte edhe shqiptari tjetër, Dardan Shabanhaxhaj, i cili asistoi golin e tretë, në minutën e 42-të, ndërsa shifrat përfundimtar i fiksuarn Tsarukyan e Kabutov, në minutat 71 e 91.

Falë kësaj fitoreje skuadra e Rubin Kazan e sheh veten në vendin e 2-të, pas javës së parë të elitës ruse, ku më mirë se ta kanë bërë vetëm kampionët në fuqi të Zenit, të cilët fituan me “poker”, 4-0, ndaj skuadrës së Samara.

 

TË FUNDIT