Dallas e Boston, një fitore larg finales së madhe
D

Dallas e Boston, një fitore larg finales së madhe

Dallas Mavericks dhe Boston Celtics udhëheqin 3-0 serinë e ndeshjeve finale në Konferencat përkatëse dhe janë një fitore larg finales së madhe për titullin kampion në NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Dallas fitoi 116-107 ndaj Minnesotas. Pas dy fitoreve në udhëtim, këtë herë ekipi teksan triumfoi para publikut të tij. Edwards realizoi 26 pikë për mysafirët, por që s’mjaftuan.

Dyshja Luka Doncic dhe Kyrie Irving bëri ligjin në fushë. Të dy yjet realizuan nga 33 pikë secili, një duo që duket se po çon ekipin e Dallas drejt historisë.

Në Konferencën e Lindjes, Boston fitoi 114-111 në fushën e Indianas, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 36 pikë ishte vendimtar për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Nembhard për Indiana.

Finale – Lindje
Boston – Indiana 114-111 (3-0)

Finale – Perëndim
Minnesota – Dallas 107-116 (0-3)

TË FUNDIT