Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës ka mbërritur sot (e enjte) në Bukuresht para përballjes me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ndeshet të premten mbrëma me Rumaninë me fillim nga ora 20:45, në “Arenën Kombëtare”.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për të dyja palët, por në veçanti për Kosovën, e cila kërkon fitore për të shpresuar në pozitën e parë të grup.
Pas zbritjes në aeroport, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar me autobus deri tek hoteli ku janë të vendosur.
>



