“Dardanët” sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë

“Dardanët” sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet e fundit para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovenisë, e cila është pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Sot, e enjte, “Dardanët” do të mbajnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Stërvitja do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet të shërbejë si përmbyllje e fazës përgatitore për këtë ndeshje të rëndësishme.

Para stërvitjes, nga ora 16:30, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për përgatitjet, atmosferën në skuadër dhe pritshmëritë ndaj kundërshtarit.

Ndërkohë, Kombëtarja e Sllovenisë pritet të mbajë konferencën e saj për media në orën 20:00, e cila do të zhvillohet po ashtu në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të luhet edhe ndeshja.

Kujtojmë se takimi mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet të premten, më 10 tetor, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

TË FUNDIT