Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne (32) e ka vlerësuar shumë lart bashkëlojtarin e tij, 23-vjeçarin Phil Foden.
“Ai është njëri nga talentët më të mëdhenj me të cilin kam luajtur. Mund ta shkruajë historinë në 15 vjetët e ardhshme”, ka thënë De Bruyne në një intervistë për Telefoot.
Foden ka dalë nga akademia e Cityt, zuri vend në ekipin e trajerit Pep Guardiola dhe Kombëtaren angleze.
Sivjet ai ka pasur një sezon fantastik. Në 45 ndeshje që është aktivizuar, Foden ka shënuar 22 gola dhe ka pasur 10 asistime.
Në karrierën e tij të deritashme, me Manchester Cityn është paraqitur në 262 ndeshje, ka shënuar 82 gola dhe ka asistuar 51 herë.

Sipas, Transfermarkt, vlera e tij në tregun e futbollistëve është 130 milionë euro.
“Phil dhe unë jemi bashkëlojtarë tash e shtatë vjet, prandaj nuk e konsideroj më të ri. Ka dëshmuar se është super yll në ekipin tonë. Me ne është një kohë të gjatë dhe thjesht, është fantastik”, ka shtuar De Bruyne.



