De Bruyne në “udhëkryq”
D

De Bruyne në “udhëkryq”

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka folur rreth situatës së tij aktuale.

De Bruyne, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Sinqerisht nuk e di. Do të shohim. “Kam lënë në thelb gjithçka mënjanë kur u lëndova. Tani preferoj të përmirësohem më parë dhe të shoh se si jam, dhe të gjitha të tjerat do të vijnë”, ka thënë De Bruyne.

“Do të ketë bisedime, do të shohim”, u shpreh fantazisti belg.

De Bruyne, është pjesë e Manchester Cityt që nga 2015 kur iu bashkua nga Wolfsburgu dhe ka bërë 391 paraqitje, ka shënuar 103 gola dhe 170 asistime.

TË FUNDIT