De Bruyne sulmon ashpër UEFA-n dhe FIFA-n
D

De Bruyne sulmon ashpër UEFA-n dhe FIFA-n

Kevin De Bruyne e ka sulmuar ashpër UEFA-n dhe FIFA-n për numrin e lartë të ndeshjeve të luajtura gjatë sezonit.
Mesfushori i Belgjikës dhe Manchester Cityt, duke folur në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Izraelit, nënvizoi me tone të larta: “Me Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm do të ketë tri javë distancë midis finales dhe fillimit të Premier League. Tri javë pushime dhe përgatitje… Po iu afrohemi 80 ndeshjeve në sezon”.

“Ka sindikata futbollistësh në Angli dhe gjetkë, që janë përpjekur t’i ndryshojnë gjërat, por nuk është e mundur. UEFA dhe FIFA vazhdojnë në këtë rrugë. Pse? Nuk iu intereson shëndeti i futbollistëve. Janë paratë ato që vendosin, vetëm ato iu interesojnë”, ka thënë futbollisti belg.

TË FUNDIT