Viktimat e abuzimit seksual nga ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës në SHBA, Larry Nassar, do të marrin 139 milionë dollarë dëmshpërdlim për të zgjidhur paditë e tyre kundër FBI-së, e akuzuar për trajtimin joadekuat të hetimit.
Kjo është vendosur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Marrëveshja ka të bëjë me 100 sportiste dhe mes tyre janë fitueset e medaljes së artë olimpike Simone Biles, Aly Raisman, McKayla Maroney.
Ato i kanë kërkuar FBI-së 1 miliard dëmshpërblim në vitin 2022 “për mospërgjigjjen adekuate ndaj ankesave të tyre.
“Këto akuza duhet të ishin marrë seriozisht që në fillim”, tha zëvendësi i Departamentit të Drejtësisë, Benjamin Mizer.
“Këto marrëveshje nuk do të zhbëjnë dëmin e shkaktuar nga zoti Nassar. Ne shpresojmë se ato do të ndihmojnë viktimat e krimeve të tij të marrin mbështetjen kritike që u nevojitet për të vazhduar rimëkëmbjen e tyre”, tha Mizer.



