New York Knicks rikthehet në epërsi në gjysmëfinalet play off të Konferencës së Lindjes, ndaj Indiana, pas fitores 121-91 ndaj Indiana, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje. Një sfidë pa histori, dominuar nga vendësit që nuk tolerojnë në fushën e tyre.
Jalen Brunson me 44 pikë bëri diferencën në parket, duke qenë më i miri në fushë. Për Indiana, lojtari më i mirë ishte Siakam me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, Denver përmbys disavantazhin 0-2 pas dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2. Kampionët fituan 112-97 ndaj Minnesota në fushën e tyre.

Nikola Jokic realizoi 40 pikë e 13 asistime, i motivuar pas fitimit të çmimit MVP. Për Minnesota u dallua Towns me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Gjysmëfinale – Lindje
New York – Indiana 121-91 (3-2)
Boston – Cleveland (3-1)
Gjysmëfinale – Perëndim
Denver – Minnesota 112-97 (3-2)
Oklahoma – Dallas (2-2)



