Denver një fitore larg kualifikimit, Lakers pranë eliminimit
D

Denver një fitore larg kualifikimit, Lakers pranë eliminimit

Kampionët e Denver janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-105 ndaj Lakers në çerekfinalen e tretë. Lakers, edhe pse luajtën në fushën e tyre, nuk arritën të fitojnë, ndërkohë që Denver është një fitore larg kualifikimit.

Katër lojtarë të skuadrës së Denver realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Gordon, autor i 29 pikëve dhe 15 kërcimeve. Për Lakers, Davis e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 15 kërcime e LeBron James me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Dy ndeshje të luajtura në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Philadelphia fitoi 125-114 ndaj New York, duke rihapur garën. Joel Embiid ishte një përbindësh për vendasit, autor i 50 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për skuadrën nga Nju Jork.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi 121-83 Cleveland, që tashmë udhëheq 2-1 me ndeshje. Banchero me 31 pikë e 14 kërcime si dhe Suggs me 24 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën  vendase.

Çerekfinalet – Lindje
Cleveland – Orlando 83-121 (2-1)
New York – Philadelphia 114-125 (2-1)
Boston – Miami (1-1)
Milwaukee – Indiana, (1-1)

Çerekfinalet – Perëndim
Minnesota – Phoenix (2-0)
Denver – Lakers 112-105 (3-0)
Clippers – Dallas (1-1)
Oklahoma – New Orleans (1-0)

TË FUNDIT