Deponitë ilegale, banorët: Me këtë pisllëk, s’mund t’ia jap bukën fëmijës tim
D

Deponitë ilegale, banorët: Me këtë pisllëk, s’mund t’ia jap bukën fëmijës tim

Deponitë ilegale në Bardhosh të Prishtinës po u shkaktojnë telashe të mëdha banorëve, sidomos pronarëve të tokave bujqësore.

Ali Arifi, njëri nga pronarët e tokës në këtë zonë, shprehet i revoltuar për situatën, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

“Unë kam investuar në këtë tokë për të mbjellë grurë. Nuk po e akuzoj as qeverinë, as komunën, por njerëzit si unë e ti që po e bëjnë këtë. Kultivimi i grurit në këto kushte është i pamundur, dhe edhe nëse bëhet, me këtë pisllëk s’mund t’ia jap bukën fëmijës tim”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

TË FUNDIT