Derbi i javës, pa fitues
D

Derbi i javës, pa fitues

Gjilani dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi shumë mirë, pasi të dy skuadrat shënuan që në start.

Zhvillohej minuta e 6-të, kur Robert Rrahmani me një gjuajtje të bukur nga distanca arriti të shënojë për 1-0 për Gjilanin.

Pas vetëm një minute Queven Inacio i barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Walid Hamidi.

Gjilani kishte dy raste me Rrahmanin dhe Senad Jarovicv, por Enea Koliçi ishte në vend.

Në anën tjetër për Ballkanin rrezikuan Hamidi dhe Queven, por as këta nuk ishin të saktë.

Në pjesën e dytë, Almir Kryeziu arriti të shënojë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Gjilani kishte një tentim me Kushtrim Shabanin, por topi shkoi jashtë portë.

Gjilani dhe Ballkani u desh të pajtohen në fund me nga një pike.

TË FUNDIT