Në Tbilisi të Gjeorgjisë është duke u mbajtur turneu Grand Slam i xhudos, ndërsa xhudistja jonë Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë.
Sporti i xhudos vazhdon ta bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.
Distria arriti të fitojë në ‘finalen’ e repesazhit ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas



