Distria Krasniqi vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët, e argjendtë në Paris 2024
D

Distria Krasniqi vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët, e argjendtë në Paris 2024

Distria Krasniqi ka vazhduar t’i bëjë krenarë shqiptarët. Xhudistja jonë është stolisur me medaljen e argjendtë olimpike, në Olimpiadën që po mbahet në Paris.

“Disi” në finale pësoi humbje nga xhudistja nga Uzbekistani Diyota Keldiyorova.

Kjo është medalja e dytë në karrierën e Krasniqit në Lojërat Olimpike, pas asaj të artë në Tokio para tri vitesh. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Distria Krasniqi në përballje me Diyota Keldiyorovan, luftoi shumë, por nuk ia doli, duke e humbur finalen me një wazzari të uzbekes.

Drejt medaljes së argjendtë, në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida, ku fitoi me ‘golden score’, pasi italiania shmangej tërë kohën nga lufta dhe mori tri vërejtje.

Xhudistja nga Kosova mori katër fitore të jashtëzakonshme në katër meçe, duke konfrimuar dominimin e saj.

Krasniqi me ippon mposhti xhudistet Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Gafen Primo nga Izraeli në fazat e para të garës

TË FUNDIT