Për herë të parë në historinë e Serie A, në ndeshjen e së dielës mes Interit dhe Torinos ndeshja do të gjykohet nga një treshe e gjyqtareve femra.
Në të kaluarën, ka pasur raste kur një femër kanë qenë në rolin e kryesores apo asistentes, por në këtë rast bëhet fjalë për një risi, pasi e gjithë treshja do të jetë me femra.

Kujtojmë se Inter tashmë është shpallur matematikisht kampion e Italisë për të 20-tën herë pasi mposhti Milanin në derbi dhe sfida ndaj Torinos, do të ketë më shumë shijen e festës për popullin zikaltër.



