Dorëzohet Bagnaia
D

Dorëzohet Bagnaia

Francesco Bagnaia ka pranuar se ka “hedhur poshtë” sezonin 2025 të MotoGP, pasi nuk arriti të gjejë zgjidhje për problemet me Ducati GP25, duke mbetur i pafuqishëm përballë dominimit të Marc Marquez.

Pas një fillimi të qëndrueshëm me podiume dhe fitoren në SHBA, forma e italianit ra ndjeshëm pas pushimit veror. Në katër garat e fundit ka grumbulluar vetëm 24 pikë dhe rrezikon vendin e tretë në renditje nga Marco Bezzecchi i Aprilia-s.

“E di potencialin tim, por e kam humbur këtë sezon. Nuk gjetëm zgjidhje që në fillim dhe ishte e pashmangshme të përfundonte kështu”, tha Bagnaia.

Ndërkohë, Marc Marquez është në formë mbresëlënëse këtë vit me 11 fitore në gara kryesore dhe 14 në sprinte, dhe është vetëm disa pikë larg nga titulli i nëntë botëror.

Bagnaia shtoi se Marquez nuk ka pasur rivalë të vërtetë këtë sezon, dhe se ai vetë dëshiron të rikthehet në formën më të mirë për të qenë konkurrues sërish.

TË FUNDIT