Drag Race 3,  gjithçka gati për garën më të madhe të vitit
D

Drag Race 3,  gjithçka gati për garën më të madhe të vitit

Gjithçka është gati për garën më të madhe të vitit në auto sportit kosovar.

Gjatë dy ditëve të fundjavës, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e treta për HIB Kampionatin e Kosovës në këtë disiplinë.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh, e sigurisht i tillë do të jetë edhe sa i përket shikueshmërisë.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën, në pistë, nga ora 09:00-10:30.

Më pas vazhdohet me kontrollin teknik të veturave, verifikimin e dokumentacionit, brifingu me garues e kualifikimet. Pas përfundimit të tyre bëhet publikimi i listës startuese, ndërsa të shtunën mbahet gara zyrtare për klasat 16, 15, 14 dhe 13 në dy divizionet, AWD dhe FWD-RWD.

Të dielën, në orën 10:45 është brifingu me garues e më pas (11:00) fillon gara për klasat 12, 11, 10, 09…

Përveç veturave që tashmë jemi mësuar t’i shohim në Drag Race, është e sigurt se do të ketë edhe shumë të tjera e shumë atraktive me të cilat do të garojnë bashkatëdhetarët tanë që aktualisht janë me pushime në Kosovë.

 

TË FUNDIT