Drita e Llapi, sot, në sfidat evropiane
D

Drita e Llapi, sot, në sfidat evropiane

Drita e Llapi do të zbresin në fushë sonte (e enjte) për të zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Për Dritën sonte fillon sezoni, pasi nis aventurën evropiane nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës ku përballë do të ketë islandezët e Breidablik me fillim nga ora 21:15.

Skuadra e Zekirija Ramadanit synon të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Islandë, para se të martën të presë kundërshtarët në Kosovë.

Në rast kualifikimi, Drita në turin e tretë do të ndeshjet me fituesen e çiftit Auda-Cliftonville.

Pasi janë eliminuar nga Liga e Evropës, Llapi do të luajë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, ku përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë si Brondby.

Llapjanët kërkojnë të shkaktojnë befasinë e madhe, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Dueli mes Brondbyt dhe Llapit fillon nga ora 19:00 në “Brondyb Stadium”.

Në rast se nënkampionët e Kosovës kalojnë më tej, atëherë në turin e tretë të do ndeshjen me një mes polakëve të Legia Warszawa ose uellsianëve të Caernarfon Town.

TË FUNDIT