Kampionati i Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me ndeshejn Drita-Ferizaj.
Gjilanasit dhe ferizajasit do të përballen në sfidën e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje luhet sot përshkak të pjesëmarrje së Dritës në garat evropiane.
Dueli me Ferizajn është ndeshja e parë e Dritës në këtë sezon të garave në Superligë.
Gjilanasit synojnë fitore në këtë duel, derisa Ferizaj ka zhvilluar tri ndeshje, ku ka një fitore, një barazim dhe një disfatë.
Ballafaqimi mes Dritës dhe Ferizajt fillon në orën 16:00.



