Drita fiton dhe merr kreun e renditjes
D

Drita fiton dhe merr kreun e renditjes

Drita ka fituar ndaj Suharekës me rezultat 4-2 në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Albi mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka fituar pa shumë vështirësi dhe tani kryeson i vetëm tabelën.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua në minutën e 35-të. Ishte Arb Manaj, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan më shumë raste dhe u shënuan edhe pesë gola tjerë.

Të parët ishin vendasit që shënuan me anë të Blerim Krasniqit (49’) për 2-0, por në minutën e 54-t, Liridon Fetahaj që ngushtoi shifrat në 2-1.

Vendësit reaguan shpejt dhe shënuan me anë të Albert Dabiqajt (57’) për 3-1 dhe Blerim Krasniqit (63’) për 4-1.

E tëra që bëri Suhareka ishte goli i shënuar nag Alden Skrijelj (87’) për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore, Drita merr pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Suhareka renditet e pesta me 18 pikë.

Në ndeshjen e javës së 14-të, gjilanasit e presin Llapin, ndërsa therandasit janë nikoqir të Ferizajt.

TË FUNDIT