Drita me fitore 2:1 si mysafire e skuadrës daneze Breidablik, ka bërë hap të madh drejt kualifkimit në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dritën që arriti epërsinë që në minutën e tretë, kur pas një aksioni fantastik Arb Manaj gjeti rrjetën pas asistimit të Albert Dabiqajt për 1-0.
Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të gjejë sërish golin pas 20 minutash, me Dabiqajn që asistoi te Veton Tusha i cili marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgon topin në rrjetë për 2-0.
Në minutën e fundit të pjesës së parë vendasit kishin një rast shumë të mirë, por që Faton Maloku bëri pritje të madhe.
Drita në pjesën e dytë u kthye paksa prapa, duke ditur epërsinë që kishte nga pjesa e parë.
Kjo i kushtoi paksa Dritës, pasi në minutën e 71-të, nga një kundërsulm pësuan gol, me Isak Thorvaldsson që gjeti rrjetën për 2-1.
Besnik Krasniqi u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa deri në fund skuadra arriti ta ruajë epërsinë dhe ta marr fitoren e rëndësishme.
Pas një jave, Drita e pret ekipin islandez në “Zahir Pajaziti”.



