Drita pësoi humbje në Varshavë, kualifikimi nuk është i pamundur
D

Drita pësoi humbje në Varshavë, kualifikimi nuk është i pamundur

Drita ka pësur humbje si mysafire në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Legias me rezultat 0-2.

Drita ka arritur të ruajë portën në pjesën e parë edhe pse mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.

Hasan Gomda ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të, pasi rasti u shikua në VAR dhe u vendos që ndërhyrja e tij ishte si lojtar i fundit.

Edhe me dhjetë veta, Drita arriti të mbahet mirë duke e ruajtur portën edhe falë pritjeve të Faton Malokut.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën të mbaheshin deri në minutën e 56-të, kur Blaz Kramer shënoi me kokë për 1-0.

Sulmet e skuadrës polake vazhduan, kjo edhe pse Drita ishte me një lojtar më pak.

Marc Gual arriti të shënojë për 2-0 në minutën e 83-të, duke i dhënë polakëve epërsinë prej dy golash.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.

TË FUNDIT