Drita shënoi fitore dhe do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës
D

Drita shënoi fitore dhe do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës, ndërsa në ndeshjen e pare kishte pësuar me 0-1.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë  një lojë mjaft të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.

Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.

Në pjesën e dytë Drita shtoi sulmet, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj.

Në minutën e 74-t, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talla për 1-1.

Por Drita nuk u dorëzua, pasi arriti të kthejë epërsinë me golin e  shënuar nga Rron Broja nga afër për 2-1 pas një aksioni të bukur.

Në minutën e 115-të, në skenë doli Albert Dabiqaj i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-1.

Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës.

TË FUNDIT