Pas një tjetër fundjave zhgënjyese në San Marino, ku përfundoi i 13-ti në sprint dhe u rrëzua në garën kryesore, Francesco Bagnaia ka shfaqur hapur frustrimin për formën e tij dhe të motorit GP25.
“Durimi po më soset, kjo është një makth”, tha ai për Sky Italy, duke shtuar se kërkon shpjegime nga ekipi për problemet e vazhdueshme.
Shefi i Ducat-t, Gigi Dall’Igna, i cili deri tani ishte përpjekur të ruante qetësinë, këtë herë u shpreh prerazi: “Edhe unë e kam humbur durimin, si fansat e Pecco-s. Është normale kur nuk vijnë rezultatet”.
Testi i radhës në Misano shihet si një mundësi për përmirësim, por Dall’Igna paralajmëron se nuk do të ketë zgjidhje të menjëhershme: “Nuk mund të bëjmë mrekulli në një ditë të vetme testi”.



