Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare
D

Duka për vizitën e Infantinos në Prishtinë: Kjo tregon peshën që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vizitoi dje Kosovën, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani. Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij ndaj zhvillimit të futbollit në vend, Infantino u nderua me një medalje presidenciale.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i cili ndau përshtypjet e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duka theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të avancimit të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare.

“Një ceremoni domethënëse, nën kujdesin e presidentes Vjosa Osmani dhe mikut tim, president Agim Ademi, që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Kreu i FSHF-së gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e tij personal dhe të institucionit që drejton për të mbështetur Kosovën në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.

“Unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jemi gjithmonë pranë Kosovës në këtë rrugëtim të përbashkët”, përfundoi Duka në reagimin e tij.

Vizita e Infantinos dhe prania e figurave të rëndësishme të futbollit rajonal e ndërkombëtar theksojnë rolin gjithnjë e më të madh që po merr Kosova në familjen globale të futbollit.

TË FUNDIT