Real Madridi u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Manchester Cityn, pas gjuajtjes së penalltive.
Por, jo të gjithë futbollistët ishin të gatshëm të gjuanin nga 11-metërshi,
Davide Ancelotti, djali dhe asistenti i trajnerit Carlo Ancelotti, ka shpjeguar në detaje se si vendosën për pesë ekzekutuesit e penalltive, ndërsa ka zbuluar se dy lojtarë kërkuan të mos gjuanin nga pika e bardhë.
Federico Valverde dhe Eder Militao nuk i besuan vetes të marrin këtë përgjegjësi.

“Kur kishin mbetur pesë minuta nga fundi i shtesës së dytë, nisa të mendoj. Jude Bellingham, Luka Modriq, Lucas Vazquez ishin zgjedhjet e mia, dhe Nacho kishte eksperiencën dhe e pamë se mezi priste të gjuante. Dhe Antonio Rudiger është lojtari tjetër me eksperiencë. Valverde ishte gjuajtësi i pestë i penalltisë, por ai më tha se ishte shumë i lodhur dhe e vërteta është që ai vrapoi shumë, kështu që vendosem për Rudigerin. Militao kërkoi gjithashtu të mos gjuante pasi tha se portieri i Cityt, Ederson, e njeh shumë mirë”, ka shpjeguar Davide.



