Dy gara zero pikë, Norris gati të dorëzojë titullin
D

Dy gara zero pikë, Norris gati të dorëzojë titullin

McLaren synonte një festë më madhështore në Monako fundjavën e kaluar për të festuar garën e 1000-të të Formula 1. Piloti Oscar Piastri u rendit në vendin e katërt, ndërsa shoku i tij i skuadrës Lando Norris u detyrua të tërhiqej në mesin e garës.

Kampioni i botës në fuqi u tërhoq për shkak të problemeve teknike: “Nuk ishte fundjava jonë dhe, për fat të keq, është një tjetër tërheqje për ekipin. Kemi pasur probleme. Është e vështirë për të gjithë sepse po bëjmë një përpjekje të madhe për t’u përmirësuar, por besueshmëria aktualisht po na pengon”.

“Do ta mbajmë kokën lart dhe do të qëndrojmë pozitivë. I dimë fushat në të cilat duhet të punojmë dhe besueshmëria është në krye të listës. Ekipi meriton lavdërime për përpjekjet e tyre dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për ta”, tha Norris, që në 6 gara të zhvilluara këtë sezon në dy raste nuk i ka përfunduar ato.

“Shpresoj që të mund ta gjejmë përsëri formën tonë në Barcelonë, t’i japim vetes diçka për të cilën të entuziazmohemi dhe të tregojmë se çfarë mund të bëjmë herën tjetër”, tha ma tej piloti britanik, deklaratë që ka shijen e një dorëzimi, ndërkohë që jemi ende në qershor.

TË FUNDIT