Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e Francës kundër Italisë. Ashtu siç ndodhi në tetor, Didier Deschamps ka vendosur të mos e thërrasë sulmuesin e Realit të Madridit, i cili po kalon një moment mjaft delikat për shkak të ngjarjeve jofutbollistike, por edhe për shkak të një paraqitjeje që me klubin spanjoll nuk është në lartësinë e pritshmërive.
Siç raporton ‘L’Equipe’, kapiteni “i bluve” nuk do të jetë i përfshirë në listën që do të publikojë së shpejti Didier Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Italisë.
Dje, Thierry Henry sulmoi ashpër Mbappène për paraqitjen e tij.
“Ekipi është i frustruar me të, e kuptoj dhe nuk është e lehtë. Duhet t’i japim kohë, por ai duhet të mësojë të luajë si numri 9. Do të ishte më mirë, sepse nuk mund të shkojë më keq se kaq.”
“Pavarësisht nëse je anësor, 9 apo 10, mund të vraposh, madje edhe Rudiger bëri një vrapim në pjesën e parë. Ne tashmë po pyesim veten si do ta balancojë Ancelotti ekipin e tij.”



