“E çmendur dhe e padrejtë”, pilotët e MotoGP kundër favorizimit të Bulegas
“

“E çmendur dhe e padrejtë”, pilotët e MotoGP kundër favorizimit të Bulegas

Pilotët e MotoGP-së kanë shprehur shqetësim për avantazhin që Nicolo Bulega mund të ketë në fillim të sezonit 2027, pasi italiani ka zhvilluar tashmë 10 ditë testime private me motorin e ri Ducati 850cc dhe gomat Pirelli.

Ndërsa shumë pilotë të tjerë do ta provojnë për herë të parë motorin e ri vetëm në testin e Valencias më 1 dhjetor, Bulega do të ketë edhe dy ditë të tjera testimi në Sepang.

Piloti testues i KTM-së, Pol Espargaro, e cilësoi situatën “të çmendur” dhe “të padrejtë”, duke thënë se Bulega do ta njohë shumë më mirë motorin dhe gomat para nisjes së sezonit.

“Do ta njohë motorin dhe gomat në mënyrë perfekte. Përvoja dhe shpejtësia që do të ketë do të jenë të jashtëzakonshme”, tha Espargaro.

Edhe Marc Marquez dhe Pedro Acosta e kanë veçuar Bulega-n si një nga pilotët më interesantë për t’u ndjekur në vitin 2027.

Nga ana tjetër, Fabio Di Giannantonio tha se vetëm katër ditë testimi për shumicën e pilotëve janë shumë pak për të kuptuar motorin, gomat dhe, në rastin e tij, edhe ekipin e ri.

Bulega do të garojë sezonin e ardhshëm për VR46, ndërsa MotoGP do të kalojë nga gomat Michelin te Pirelli dhe motorët do të reduktohen nga 1000cc në 850cc.

TË FUNDIT