E dhimbshme, futbollisti shqiptar vdes në moshën 21-vjeçare
E

E dhimbshme, futbollisti shqiptar vdes në moshën 21-vjeçare

Një lajm tragjik vjen nga futbolli shqiptar, pasi është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, Klajvert Çuni. 21-vjeçari që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit, prej 12 ditësh ishte në koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë duke mos u mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë akademia e klubit të Shënkollit, nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shpreh gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Klajvert Çunit.

Postimi i klubit Shënkolli:

Kësaj radhe nuk ia dole të fitoje betejën më të rëndësishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar duke luftuar në fushë si një Kapiten i vërtetë, ishe Ai që të donin, Shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ata që të njohën nga afër!

Ku t’i gjejmë në fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të deshi pranë Vetes.

Do na Mungosh shumë Klajvert Çuni.

Pushofsh në Paqe Kampion!

TË FUNDIT